Ymeri: Çka dëshiron Kurti prej dialogut nuk e di, Qeveria nuk ka opsion

Visar Ymeri

Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se procesi i dialogut duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë dhe duhet diskutuar se çfarë kompromisi duhet të bëjë Kosova, për t’i dhënë fund këtij procesi.

Ymeri ka thënë se Qeveria nuk ka opsion dhe se nuk e di se çfarë dëshiron nga dialogu kryeministri, Albin Kurti.

“Unë plotësisht pajtohem me zotin (Nexhmedin) Spahiu që ky proces duhet me u kry njëherë e përgjithmonë. Pasi kjo moskryerje ose lënia hapur e këtij procesi po e pengon Kosovën. Na tash duhet me pa edhe me folë mirë, cila është ajo rrugë që neve na sjell te fundi i procesit dhe pastaj të shohim cili është ai kompromis dhe sa është i durueshëm ai për Kosovën… kritika ime ka qenë që qeveria nuk ka opsion, së paku nuk e ka bërë publik. Çka dëshiron kryeministri Kurti prej dialogu nuk e di, përveç taktikave ende di”, ka thënë Ymeri në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika