Rrahje në mes të disa personave në Suharekë: Tre të lënduar, pesë të dyshuar dërgohen në mbajtje

Një përleshje në mes të disa personave në një restorant në Suharekë ka rezultuar me tre të lënduar, të cilët po marrin tretman mjekësor. Ndërsa, pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje e një është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rrahjes në një restorant në Suharekë në mes të disa personave.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë rreth orës 10:30, ku tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas hetimit të kryer, prokurori ka vendosur që pesë të dyshuar të mbahen në mbajtje, ndërsa një person është liruar duke iu nënshtruar procedurave të rregullta ligjore.

“Rr. Skënderbeu, Suharekë 11.01.2024 – 10:30. Raportohet për një rrahje në mes të disa personave në një restorant. Tre viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë janë intervistuar. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika