Kurtin takohet me von Cramonin, diskutojnë për zgjedhjet në BE dhe agjendën e qeverisë për 2024-tën

Zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin ndër temat e diskutimit midis kryeministrit Albin Kurti dhe raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin ndër temat e diskutimit.

“Duke folur për zhvillimet pozitive në këtë fillimvit, kryeministri veçoi liberalizimin e vizave për çka e falënderoi Cramon për punën dhe angazhimin e saj. Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Kurti e falënderoi dhe shprehu vlerësimin për rolin dhe angazhimin e Cramon në Parlamentin Evropian.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika