“Ata që përpiqen të rishkruajnë historinë nuk do të kenë shumë sukses”, Von Cramon: Manastiri i përket Kishës Ortodokse Serbe

Raportuesja e Bashkimit Evropianp për Kosovën, Viola von Cramon, është për vizitë në Kosovë. Ajo ka shkuar edhe në Graçanicë.

Nga atje, eurodeputetja gjermane ka thënë se “Manastiri i përket Kishës Ortodokse Serbe”. Sipas saj një gjë e tillë nuk bën të kontestohet.

“S’duhet të kontestohet se ky manastir i përket Kishës Ortodokse Serbe, si dhe që ata që përpiqen të rishkruajnë historinë nuk do të kenë shumë sukses”, tha Viola von Cramon.

Ajo është pritur në manastirin e Graçanicës nga peshkopi Teodosije.

“Mendoj se deklaratat e këtij lloji flasin vetë, nëse doni ta ribëni deklaratën përsëri, mundeni, por nuk do të keni shumë sukses. Mendoj se i keni të gjitha provat e nevojshme për ta deklaruar këtë si Kisha Ortodokse Serbe. Sigurisht, në Gjermani mund të thuhet se të gjitha kishat protestante kanë qenë katolike përpara se protestantizmi të bëhej fe zyrtare, sepse ishin. Por ky nuk është rasti këtu, dhe unë shpresoj dhe bëj thirrje për racionalitet që këto fakte të mos vihen në pikëpyetje”, u tha Von Kramon gazetarëve në Graçanicë, ka raportuar Kossev.

Serbia pretendon që ka pronësi ndaj kishave ortodokse që gjenden në Kosovë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika