Rama: Masakra e Reçakut mbetet përjetësisht gur themeltar i Kosovës si shtet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar Masakrën e Reçakut në përvjetorin e 25-të të saj

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar Masakrën e Reçakut në përvjetorin e 25-të të saj.

Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka nderuar viktimat duke thënë se ky krim ka pasur për qëllim spastrimin etnik të Kosovës.

Rama ka shtuar se kjo ngjarje është gur themeltar i Kosovës shtet.

“Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën dhe qëndron përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika