Kamberi: Paralajmërimet e Serbisë për shërbim të detyrueshëm ushtarak të refuzohen nga shqiptarët e Luginës

“Paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse lëvizje strategjike marketingu nga Presidenti Aleksandar Vuçiq është i papranueshëm dhe duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka thënë Kamberi

Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet ta refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi.

Ai ka thënë se janë të papranueshme paralajmërimet e autoriteteve në Serbi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

“Paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse lëvizje strategjike marketingu nga presidenti Aleksandar Vuçiq është i papranueshëm dhe duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shkruar ai në Facebook.

Kamberi ka theksuar se Serbia nuk është e kërcënuar nga vendet fqinje, duke shtuar se rasti i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ka treguar për cenimin e integritetit të vendeve fqinje të Serbisë dhe se kush synon agresorin.

“Serbia, sot nuk është e kërcënuar nga asnjë prej vendeve fqinje, madje përkundrazi, rasti i 24 shtatorit vitit të kaluar në Banjskë ka treguar për cenimin e integritetit të vendeve fqinje dhe kush synon agresorin. Rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, ndryshe vendimet e këtilla luftënxitëse vetëm sa na rikthejnë në vitet e 90-ta”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika