Zvicerania që dha pasurinë për UÇK-në varroset në Kosovë

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se është varrosur zvicerania Elizabetë Poniku, të mërkurën, në fshatin Lubiçevë të Prizrenit

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se është varrosur zvicerania Elizabetë Poniku, të mërkurën, në fshatin Lubiçevë të Prizrenit. Poniku ka ndihmuar në forma të ndryshme ushtarake UÇK-në gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur BIK-u, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Sipas njoftimit, Elizabeta ka qenë e bija e një legjionari e ushtaraku dhe në vitet e ’90-ta u martua me Ahmet Ponikun nga Prizreni.

“Pas kontaktit me gjeneral Jashar Salihun në Zvicër, Elizabeta u emërua pjesë e logjistikës së Shtabit të UÇK-së atje, ku në forma të ndryshme (si nga ana e organizimit luftarak, poashtu edhe nga ana e armatimit) e ndihmoi i Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika