Qytetari me karrocë paditë komunën e Fushë Kosovës

Komuna e Fushë Kosovës është paditur gjatë ditës së sotme, nga një qytetar me karrocë. Beart Ramadani thotë se padinë e bëri për shkak të shumë vështirësive që i has çdo ditë në rrugët e këtij qyteti. Problematike është edhe qasja në institucione

Qytetari Besart Ramadani ka ardhur në gjykatë për një çështje të rëndësishme.

Ai ka paditur komunën e Fushë Kosovës për diskriminim e personave me aftësi të kufizuara.

“Veç mundesh me e kthy kokën përreth dhe i sheh telashet që i kemi. Duke fillu prej trotuareve, parkingjeve, rruga. Nëse don me shku prej një vendi në vendin tjetër pa të asistu një person ose dy persona minimalisht ti nuk mundesh me shku kërkund”, tha Besart Ramadani.

Ramadani tregon se ka bërë edhe një ankesë në komunë, mirëpo nuk morri përgjigjen e duhur.

Me probleme në qasje, ai rrëfen se ballafaqohet në pothuajse secilin institucion publik.

“Ne përdoruesit e karrocave ose tek personat me aftësi të kufizuar, na nuk kemi nevojë që me e marrë gjithmonë dikënd me veti. Shembull, po dojmë edhe ne që me dal vet sikur krejt personat tjerë. Shembull sikur kryetari i komunës që qohet në mëngjes, i hypë kerrit edhe vjen në punë. Edhe unë po du me i hypë kerrit, me shku dikund vet pa e marrë dikënd ose pa e angazhu dikënd që me ja hupë kohën”, tha Ramadani.

Padia, Ramadani, por edhe avokatja e tij, thonë se nuk është për përfitime financiare.

Prandaj, edhe vlera e dëmit është përcaktuar në lartësinë e 13 mijë eurove.

“Qëllimi kryesor i padisë është vetëdijësimi i institucioneve publike, që ato të bëjnë ndryshime. Shembull në Kosovë ka pasur shumë intervenime në infrastrukturën rrugore sidomos, mirëpo edhe në ato intervenime që janë bërë dikund janë zbatuar disa nga kriteret, dikund nuk janë zbatu”, tha Latife Neziri, avokate.

Nga komuna e Fushë Kosovës nuk kanë pranuar të flasin gjatë ditës.

Kjo nuk është padia e parë që u bëhet institucioneve nga personat me aftësi të kufizuara. Edhe në paditë e kaluara, është kërkuar qasje më e lehtë në rrugë, parkingje e objekte publike.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika