Konfiskohen monedha një dhe dy euroshe të falsifikuara në vlerë prej mbi 2,600 euro

Policia e Kosovës në Fushë-Kosovë ka konfiskuar monedha të falsifikuara, përfshirë ato një dhe dy euro, në vlerë prej mbi 2600 euro

Foto ilustruese

Për vetëm një ditë, Policia e Kosovës ka raportuar se janë konfiskuar disa monedha një dhe dy euroshe në vlerë prej rreth 2 mijë e 619 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku një person ka bërë të ditur se paratë e falsifikuara janë depozituar dhe procedurat hetimore tashmë janë duke përfunduar.

“Fushë Kosovë 26.12.2023-17.01.2024. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar  se nga disa persona janë deponuar monedha metalike nga dy dhe një euro në vlerë rreth 2619 euro që dyshohet të jenë të falsifikuar. Monedhat janë konfiskuar për procedura hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Një rast tjetër ka ndodhur në Gjakovë, ku një mashkull kosovar ka njoftuar policinë për një kartëmonedhë me vlerë 500 euro, e cila gjithashtu dyshohet të jetë e falsifikuar.

Forenzika ka konfiskuar kartëmonedhën për të vazhduar hetimet.

“Gjakovë 17.01.2024-16:52. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se një klient ka deponuar një kartëmonedhë me vlerë 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha  është konfiskuar nga forenzika. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika