Trepça triumfon ndaj Vëllaznimit

Trepça ka fituar bindshëm ndaj Vëllaznimit të Gjakovës në palestren "Minatori" me rezultat 88:79. Trepça tashmë ka 11 ndeshje radhazi të fituara në Superligën e Kosovës në basketboll

Skuadra e Trepçës ka regjistruar fitoren e 11-të radhazi në Superligën e Kosovës në basketboll dhe atë kundër skuadrës së Vllaznimit.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në elitë, mitrovicasit triumfuan me rezultat 88:79 ndaj Vëllaznimit në palestrën sportive “Minatori” në Mitrovicë.

Darnell Edge me 22 pikë ishte më i dalluari te “Xehetarët”. Ai u ndihmua nga Kevin Bracy-Davis me 17 pikë dhe Dardan Kapiti me 16.

Kurse te skuadra e Gjaovës u dallua Samuel Sessoms me gjithsej 21 pikë.

Trepça tani numëron 16 fitore dhe dy(2) humbje në Superligë, duke udhëhequr në tabelë me 34 pikë.

Vëllaznimi, që është i pesti(5) në tabelë me 26 pikë, tani ka bilanc prej tetë(8) fitoreve dhe dhjetë(10) humbjeve.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika