Dreshaj: Shëndetësia s’është prioritet i qeverisë, rreth 150 mjekë lëshuan vendin vitin e kaluar

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se qeveria aktuale nuk e ka prioritet shëndetësinë teksa shton se vetëm gjatë vitit 2023, rreth 150 mjekë e kanë lëshuar Kosovën

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se qeveria aktuale nuk e ka prioritet shëndetësinë.

Në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, ai ka thënë se nuk ka përmirësim të dukshëm në spitalet e Kosovës.

“Në esencë, shëndetësia nuk është prioritet qeverisës i vendit, dhe derisa nuk është prioritet, atëherë gjasat që të kemi dështime në segmente të ndryshme menaxheriale, ne jemi pothuajse vendi i fundit në rajon e Evropë që ende nuk disponojmë sigurime të mirëfillta shëndetësore, ende nuk kemi ligjin për sigurime shëndetësore… që tri vjet po presim për këtë ligj. Në segmente të caktuara ka ndonjë përmirësim aty-këtu, por, realisht, në aspektin menaxherial ka rënie, në cilësi ka rënie… gjasat janë të vogla, pa sigurime të mirëfillta shëndetësore dhe pa një ligj të mirëfilltë dhe një riorganizim komplet të shëndetësisë kosovare është vështirë të pritet ndonjë përmirësim në shëndetësi”, tha ai.

Se sa e vë në rrezik Kosovën ikja e profesionistëve shëndetësorë, Dreshaj thotë se vetëm gjatë vitit 2023, rreth 150 mjekë e kanë lëshuar Kosovën.

Këtë dukuri e kemi në kohën e fundit, në 3 vitet e fundit po ballafaqohemi me ikjen e një numri të konsiderueshëm të mjekëve të rinj, mjekëve me perspektivë, veç vitin e kaluar sipas Odës së Mjekëve diku rreth 150 e kanë lëshuar Kosovën. Qeveria të gjejë një metodë si t’i obligojë mjekët e rinj që të jenë në vend, ka metoda të ndryshme…”, tha tutje ai.

Ndërkohë, Dreshaj foli edhe për koalicionin e AAK-së me Nismën Socialdemokrate.

Ai tha se viti 2024 do të jetë viti zgjedhjeve.

“Ky vit është vit zgjedhor, koalicionet e mundshme janë mes Nismës dhe AAK-së, por edhe mund të jenë edhe me partitë e tjera. Nëse vazhdon kjo mendësi e Qeverisjes po, ka nevojë për një front opozitar. Ky koalicion do të përfaqësohet me dyfishin e deputetëve që ka sot. Pretendojmë që të jemi të parët dhe ta marrim qeverisjen e vendit. Deri më sot ka negociata, por nuk ka ndonjë vendimmarrje ende. Ka biseda, njëherë nuk jemi duke biseduar me partitë e mëdha, PDK, LDK. Një qeverisje e tillë nuk i duhet Kosovës, sepse e ka futur Kosovën në një qorrsokak me sanksione”, tha ai.

Dreshaj shtoi se me këtë “kryeneçësi” të qeverisë, Bashkësia Ndërkombëtare po e ndëshkon Kosovën çdo ditë e më shumë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika