Zv.ministri: Njerëzit po e presin zbrapsjen e Kurtit që nuk vjen kurrë

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka thënë se njerëzit po e presin zbrasjen e kryeministrit Albin Kurti, gjë që, sipas tij, nuk vjen asnjëherë

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se me rastin e peticioneve për shkarkimin e kryetarëve në veri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është zbrapsur.

“Njerëzit po e presin zbrapsjen e kryeministrit Kurti që nuk vjen kurrë”, ka thënë ai.

Vokrri ka thënë se Udhëzimi Administrativ, që është nxjerrë nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, i ka konkretizuar hapat që duhet ndjekur për procedurën e shkarkimit të kryetarit.

“Udhëzimi Administrativ që është nxjerrë nga ministria jonë vetëm i ka konkretizuar hapat që duhet ndjekur për procedurën e shkarkimit të kryetarit. Kjo ka qenë bazuar në ligjet e mëhershme, pra nuk është shpikja e tashme, është ligji i vetëqeverisjeve lokale dhe ligji i zgjedhjeve”, ka thënë tutje Vokrri.

“Edhe në këtë situatë me komunat veriore, ne besojmë që nëse pakënaqësia është vërtet aq e madhe si e prezanton Lista Serbe ose strukturat paralele që janë të shpartalluara atje, atëherë nuk do të ishte edhe problem që më shumë se gjysma e qytetarëve, 50% plus një së paku, të bëhen bashkë dhe të votojnë për shkarkim të këtyre kryetarëve”, ka shtuar zv.ministri.

Vokrri është shprehur se në gjykimin e tyre, kjo është “fer”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika