Osmani takohet me Lajçakun, diskutojnë për dialogun

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin ka biseduar për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të martën e 23 janarit, në Bruksel.

Në një postim në platformën X, Osmani ka shkruar se gjatë takimit, me Lajçakun ka biseduar për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Po ashtu, Osmani ka thënë se përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është kyç për gjithë rajonin dhe po ashtu për sigurinë e stabilitetin e Evropës.

“Me Miroslav Lajçakun në Bruksel për zhvillimet e fundit në rajon me theks në dialogun Kosovë – Serbi. Përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kyç për gjithë rajonin dhe për sigurinë e stabilitetin e Evropës”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika