Gërvalla takon homologen nga Monako, e njofton për rreziqet që kërcënojnë sigurinë në Ballkan

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka takuar të mërkurën homologen e saj nga Principata e Monakos, Isabelle Berro-Amadei, të cilën e ka njoftuar mes tjerash edhe për rreziqet që kërcënojnë sigurinë në Ballkanin Perëndimor

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dhe homologia e saj nga Principata e Monakos, Isabelle Berro-Amadei.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka takuar të mërkurën homologen e saj nga Principata e Monakos, Isabelle Berro-Amadei.

Gjatë këtij takimi, siç ka njoftuar MPJD-ja, të dyja ministret kanë shprehur përkushtimin e vazhdueshëm për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Në kuadër të vizitës dyditore në Monako, Gërvalla në takim me homologen e saj të Monakos ka diskutuar tema të ndryshme me interes të përbashkët.

Në këtë bisedë është përfshirë bashkëpunimi në organizatat ndërkombëtare, thellimi i marrëdhënieve bilaterale, zgjerimi i fushës ekonomike, si dhe shkëmbimi i përvojave në diplomacinë publike.

Ministrja Gërvalla e ka informuar homologen e saj rreth situatës aktuale të sigurisë në Kosovë, veçanërisht duke përmendur sulmin e fundit të Serbisë në Banjskë dhe rreziqet që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë takimit, ministrja Gërvalla ka shprehur falënderim ndaj Principatës së Monakos për mbështetjen e madhe që i ka ofruar Kosovës në shumë fusha të ndryshme.

Në veçanti, ka theksuar kontributin e tyre në fushën e telekomunikimit, anëtarësimin në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, mbështetjen për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, anëtarësimin në Kartën Rinore Evropiane – EYCA, si dhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika