Largohen bilbordet ilegale në Zveçan, Sveçla: Simboli i vetëm i Serbisë në Kosovë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë(Video)

Ministri i Punëve të Brendshme në Republikën e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot në Zveçan janë larguar bilbordet ilegale me simbole dhe imazhe serbe

Ministri i Punëve të Brendshme(MPB), Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot në Zveçan janë larguar bilbordet ilegale me simbole dhe imazhe serbe e ruse.

Kështu ka bërë të ditur vetë ministri Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Sveçla ka shpërndarë edhe videon gjatë këtij aksioni, ku shihet së bashku me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ministri tha se “këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”.

Aksioni për heqjen e bilbordeve ilegale në Zveçan

Postimi i plotë:

Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës.

Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë.

Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë.

Largohet pllakata që nderon figurat e shtetit të Serbisë në Zveçan

Pllakata që nderon figurat e shtetit të Serbisë në Zveçan është larguar mëngjesin e së enjtes së 25 janarit.

Nga vendi i ngjarjes, gazetarja Dorentina Thaqi ka sjellë disa fotografi pas heqjes së pllakatës.

Vendi ku ishte më parë bilbordi ilegal me foto dhe imazhe te liderve serb dhe rus. Foto Doruntina Thaçi 25.01.2024, Zveçan

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika