Fshati turistik që rrezikon të braktiset nga banorët

Fshati Makresh

Fshati turistik Makresh i Novoberdës, është shndërruar në makth për disa nga banorët atje. E gjithë kjo për shkak të kushteve me të cilat po përballen ata.

Disa nga banorët thonë se po ballafaqohen me probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike, pasi KEDS -i nuk ua ka dërguar orët dhe se trafo gjendet shumë larg shtëpive të tyre.

E gjithë kjo, pasi pronarët e tokave i vendosën ilegalisht shtyllat elektrike, dhe se për këtë arsye KEDS-i nuk ua ka dërguar orët atje.

E meqë trafot janë të kushtueshme për banorët, e pronarët e tokave nuk po merren aspak me këtë problem, atëherë zgjidhja sa i përket furnizimit me energji elektrike në këtë lagje është bërë pothuajse e pamundur.

Banorët e këtij fshati, në të cilin janë ngritur mbi 1 mijë villa, janë të zhgënjyer, pasi pronarët që ua shiten tokat i vendosën shtyllat elektrike ilegalisht dhe se çështja e furnizimit me rrymë është kthyer në një problem të madh për ta.

E banorëve të lagjes Simfonia në Makresh, si pasojë e problemit me tension të rrymës dhe problemit me trafo, u janë prishur shumë nga pajiset elektrike shtëpiake, pasi rryma që u shkon në shtëpitë e tyre është vetëm 100 deri në 120 voltë dhe se nuk është ashtu siç parashihet të jetë nga KEDS-i, e që është 220 voltë.

“Kemi problem me tension të rrymës dhe probleme me trafo në lagjen Simfonia në Makresh. KEDS na ka refuzuar orët. Jemi shtatë apo tetë vetë që na kanë refuzuar orën dhe na kanë thënë se nuk mund të iu kyçim në trafo. Kemi tentuar t’i mbledhin paratë për trafo, por se pronaret e tokave nuk po merren fare me këtë punë. Rryma është shumë e dobët e po na shkakton shumë probleme me pajisje shtëpijake ”, tha njëri nga banorët e lagjes Simfonia në Makresh.

E banorët të cilët janë vendosur tashmë në fshatin turistik, janë të zhgënjyer me kushtet dhe se po mendojnë seriozisht që të ikin nga ky fshat, i cili për shkak të problemeve të shumta që u ka sjellë, as për së afërmi nuk i ka përmbushur pritjet e tyre.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika