Vela: Ne i kujtojmë shumë mirë ditët “radikale” të Vuçiqit kur ai i shërbeu “paqes” në rajon

Nga Presidenca i reagojnë Petkoviqit pasi tha se Vuçiqi është i përkushtuar për paqe, kete e ka bërë Blerim Vela, shefi i kabinetit presidentes Vjosa Osamnit

Blerimi Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osamnit

Blerim Vela, shefi i kabinetit presidentes Vjosa Osamnit, në Twitter i kishte  bërë retweet postimit të Petar Petkoviqit, i cili është drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petkoviq, në këtë postimi kishte tentuar ta paraqiste Vuçiqin si ruajtës të paqes.

Ndërsa Vela i ka replikuar Petkoviqit, duke i përmendur të kaluarën e Vuçiqit dhe kohën kur ai ishte në listën e zezë të Bashkimit Evropian.

”Pjesa tjetër e rajonit nuk ka një kujtesë kaq të shkurtër si ju. Pra, na kurseni leksionet tuaja. Ne i kujtojmë shumë mirë ditët “radikale” të Vuçiqit kur ai i shërbeu “paqes” në rajon, gjë që i dha atij një vend në listën e zezë të BE-së në vitin 1999!”.

“Ju nuk mund ta zbardhni të kaluarën e tij, edhe nëse jeni përpjekur”, ka shkruar Vela.

Petkoviq kishte shkruar se “Vjosa Osmani nuk e humb rastin të sulmojë Vuçiqin për shkak të përkushtimit të tij për paqen dhe bashkëpunimin rajonal”.

“Janë fjalë të panjohura në Prishtinë, atje dinë vetëm gjuhën e urrejtjes. Prandaj, nuk është për t’u habitur që ata janë kundër konceptit të ‘Ballkanit të Hapur”, kishte thënë Petkoviq.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika