Charles Michel ndryshon mendje, njofton se nuk do të kandidojë për zgjedhjet evropiane

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka tërhequr kandidaturën e tij për zgjedhjet evropiane

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Fotografi nga arkivi.

Presidenti i Këshillit Evropian(KE), Charles Michel, ka hequr dorë nga plani i tij për të kandiduar në zgjedhjet evropiane të qershorit me Lëvizjen e Reformës së Belgjikës.

Tre javë pasi njoftoi se do të kandidojë në zgjedhjet evropiane, ish-kryeministri i Belgjikës ka bërë një kthesë, ai do të vazhdojë të kryesojë samitet e BE-së, tha ai në një postim në Facebook.

“Unë nuk do të jem kandidat në zgjedhjet evropiane. Do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia përgjegjësive të mia aktuale me vendosmëri të palëkundur derisa ato të përfundojnë. Unë do të jem gjithmonë një mbështetës i fortë i një Evrope që është demokratike, e fortë, e bashkuar dhe që kontrollon fatin e saj. Në fund të këtij mandati do të reflektoj për natyrën dhe drejtimin e angazhimeve të mia në të ardhmen”, thotë Michel.

Siç thekson ai, zgjedhja për të kandiduar në zgjedhjet evropiane ka shkaktuar vëmendje dhe spekulime intensive mediatike.

E parashikova një pjesë të kësaj, duke pasur parasysh natyrën e paprecedentë – disa do të thoshin të guximshme – të qasjes sime. Kjo ka sjellë edhe reagime ekstreme, jo brenda Këshillit Evropian por jashtë tij, për mundësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet evropiane, shkurtimin e mandatit tim dhe shtyrjen e mandatit të pasuesit tim për disa muaj”, ka thënë tutje ai.

Më tej në postimin e tij, Michel është shprehur se “Nuk dua që ky vendim të na shpërqendrojë nga misioni ynë apo të minojë këtë institucion dhe projektin tonë europian dhe as të përdoret në asnjë mënyrë për të përçarë Këshillin Europian, i cili besoj se duhet të punojë pa u lodhur për unitetin europian”, thekson presidenti i Këshilli Evropian.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika