Haradinaj në SHBA: Kosova dhe Ushtria e saj është gati të jetë anëtare e NATO-s në krah me Amerikën

Kosova dhe Ushtria e saj është gati të jetë anëtare në krah me Amerikën dhe shtetet tjera që janë pjesë përbërëse e Aleancës veri-atlantike të NATO-s, ka thënë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar sot drejtorin kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e sekretarit të Mbrojtjes, Alton V. Buland.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se “Kosova dhe Ushtria e saj është gati të jetë anëtare në krah me Amerikën dhe shtetet tjera që janë pjesë përbërëse e Aleancës veriatlantike të NATO-s”.

“Nder i madh të vizitoj prapë Pentagonin dhe të takohem me z. Alton V. Buland, drejtor Kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e sekretarit të Mbrojtjes. Shfrytëzova rastin ta falënderoj Buland për angazhimin e madh që Ushtria dhe Qeveria Amerikane e ka tash e 25 vite në mbështetje të popullit të Kosovës dhe institucioneve të saj, në veçanti në ndihmën që i kanë dhënë forcimit të Ushtrisë së Kosovës”, shkroi ai.

Gjatë takimit me Buland, Haradinaj thekson se ka kërkuar që në rrafshin e bashkëpunimit Kosovë-ShBA, të ngritet dialogu strategjik për çështje bilaterale mes dy vendeve, në të njëjtën kohë të ndodhë anëtarësimi i Kosovës në NATO.

“Tash që jemi 25 vjet pas intervenimit të kësaj organizate të rëndësishme, ky do të ishte hapi i duhur i cili e ndihmon edhe sigurinë e brendshme, njëkohësisht stabilitetin dhe sigurinë rajonale”, shtoi më tej ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika