Tahir Batatina flet për Lumbardh Salihun: Edhe në “Big Brother” e zbuluam një talent që ka dalë nga Llapi

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka treguar momente interesante të Lumbardh Salihut, finalistit të "Big Brother VIP Kosova 2", gjatë kohës kur ka qenë futbollist i skuadrës llapjane

Lumbardh Salihu, finalisti i “Big Brother VIP Kosova 2”, dikur ishte futbollist i Llapit.

Ai kishte ëndrra të mëdha me skuadrën nga Podujeva, të cilat në fund mbeten vetëm ëndrra.

Por, tani ka objektiva të tjerë.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka treguar për TV Dukagjinin se çfarë futbollisti ka qenë 31-vjeçari.

Çka e ka karakterizuar atë dhe momentet më të veçanta të ish-mesfushorit me klubin.

Batatina beson se edhe në të ardhmen mund të dërgojë ndonjë futbollist në “Big Brother”.

“Përveç lojtarëve që po i dërgoj në Evropë, edhe në Big Brother e zbuluam një talent që ka dalë nga Llapi,” tha ai.

Të gjitha këto mund t’i shikoni në videon e mëposhtme.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika