Bajrami thotë se qeveria s’ka merita për mbylljen e “Bankës Komerciale” të Serbisë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, lidhur me mbylljen e “Bankës Komerciale” në Kosovë, ka thënë se ky vendim nuk duhet të përdoret për politizim dhe nuk ka të bëjë me veprimet e tanishme të Qeverisë së Kosovës apo Bankës Qendrore

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, lidhur me mbylljen e “Bankës Komerciale” të Serbisë në Kosovë, ka theksuar se mbyllja e kësaj banke nuk është rezultat i veprimeve të qeverisë apo BQK-së.

Sipas saj, është një proces i natyrshëm që ka filluar që nga momenti i shitjes së bankës përmes likuidimit vullnetar.

Ajo, gjithashtu, ka thënë se ka kaluar më shumë se dy vjet që “Banka Komerciale” në Serbi dhe filialet e saj janë blerë nga “NLB Slovenia”, e cila, sipas deklaratës së Bajramit, tashmë posedon një licencë në Kosovë.

Deputetja ka shtuar se ligji aktual nuk e lejon një operator të ketë dy licensa në territorin e Kosovës.

“Mbyllja e “Bankës Komerciale” bankë kjo e Serbisë që në Kosovë ka operuar që nga pasufta si bankë e licensuar nga BQK-ja, është mbyllë sot sepse ka me shumë se dy vite që “Bankën Komerciale” në Serbi dhe filialat e saj i ka ble NLB Slovenia, e cila siç e dini ka e një licensë në Kosovë dhe me ligjin aktual një operatori nuk i lejohet t’i ketë dy licensa.  Andaj mbyllja e ‘Bankës Komerciale’ nuk ka të bëjë asgjë as me veprimet e Qeverisë dhe as të BQK-së, ka qenë veprim i natyrshëm që ka filluar tashmë që nga shitja e kësaj banke përmes likudimit vullnetar”, ka shkruar në Facebook Bajrami.

Bajrami ka theksuar se nuk duhet politizuar kjo çështje dhe nuk duhet lejuar që mbyllja e “Bankës Komerciale” të hapë mundësinë për kërkesa të reja për licensa bankare të tjera nga banka të tjera të Serbisë në Kosovë.

 

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika