BQK: Përfundon veprimtaria bankare e “Komercijalna Banka AD Beograd” – dega në Mitrovicë 

"Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se ka përfunduar vullnetarisht veprimtaria bankare e sherbimit me klientë e Komercijalna Banka AD Beograd - Dega në Mitrovicë"

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se ka përfunduar vullnetarisht veprimtaria bankare e shërbimit me klientë e “Komercijalna Banka AD Beograd” dega në Mitrovicë.

Siç thuhet në njoftim e BQK-së, ky rezulton nga dialogu mbikëqyrës në periudhën gusht-shtator 2023, nga i cili rezultoi Plani për Likuidim Vullnetar.

“Ky Plan pas rishikimit mori pëlqimin e BQK-së me datën 6 tetor 2023, për t’u përmbyllur më pas me vendimin e datës 9 janar 2024, për mbylljen e degëve dhe të gjitha nën-degëve në Republikën e Kosovës, efektive nga 31 janar 2024”, thuhet në njoftim.

“Komercijalna Banka AD Beograd” Dega në Mitrovicë ishte licencuar nga BQK-ja për operim në vitin 2007 dhe ka operuar me Degën në Mitrovicë dhe tetë nëndegë në territorin e Kosovës.

Pas kalimit të afatit të paraparë për operime bankare me qytetarë, me fundin e ditës së datës 31 janar 2024, janë përmbyllur të gjitha depozitat bankare ndaj qytetarëve, ndaj BQK-ja konstaton pushimin e aktivitetit të kësaj dege bankare në Kosovë. Procedurat e tjera të arkivimit të dokumentacionit dhe të aspekteve të ndërlidhura, realizohen në pajtim me legjislacionin në fuqi.

BQK-ja falënderon Grupin bankar NLB për bashkëpunimin dhe konstruktivitetin e treguar në lehtësimin e procedurave për këtë përmbyllje të dakorduar dhe vullnetare të aktivitetit bankar me klientë, në respekt të ligjeve të vendit dhe praktikave më të mira, dhe brenda afateve të pajtuara.

Sipas vlerësimeve të BQK-së, aktualisht operojnë numër i mjaftueshëm i zyrave bankare, institucioneve financiare dhe joobankare që mbulojnë arsyeshëm nevojat e komunitetit në të gjitha qytetet e vendit. Përveç zyrave bankare dhe jobankare me prezencë fizike, edhe kanalet elektronike/digjitale të shërbimit janë të qasshme dhe ofrojnë produkte konkurruese”, thuhet më tej në njoftim e BQK-së.

Në njoftim potencohet se BQK-ja angazhohet për rritjen e qasjes në financa për të gjitha kategoritë shoqërore dhe në të gjithë territorin e shtetit, prandaj edhe inkurajon të gjitha institucionet financiare të licencuara që të rrisin prezencën e tyre me degë fizike dhe pajisje elektronike në mënyrë që t’u ofrohet qasje sa më e plotë dhe konkurruese të gjithë qytetarëve tanë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika