Mbyllja e komunave paralele, Haradinaj-Stublla: Lista Serbe vazhdon të jetë strukturë ilegale në Kosovë

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka përshëndetur aksionin e organeve shtetërore për mbylljen e komunave paralele serbe në vend, duke theksuar rëndësinë që ka koordinimi me aleatët ndërkombëtarë.

Haradinaj ka shprehur brengën se nëse kjo është bërë për lejuar Listën Serbe të operojë në Kosovë dhe për të kursyer kriminelin Milan Radoiçiq nga aktakuza, atëherë nuk është ndonjë fitore e madhe.

Kështu është shprehur ish-ministrja e Punëve të Jashtme, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Është për t’u përshëndetur fakti se aksionet (moti-të-domosdoshme) të prokurorisë e policisë për spastrimin e Republikës së Kosovës nga strukturat paralele ilegale të Serbisë duket që janë të mirë-koordinuara politikisht me aleatët ndërkombëtar – meqë ende nuk kemi asnjë kundërshtim e reagim nga shtetet e QUINT-it. Por nëse çmimi për këtë është ‘kursimi’ i Radojçiq nga aktakuza, dhe vazhdimi i financimit e operimit pa pengesa të të ashtuquajturës parti Lista Serbe në Kosovë, atëherë nuk e di a mund ta quajmë fitore dhe spastrim nga strukturat ilegale të Serbisë”, ka theksuar Haradinaj-Stublla.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, konfirmoi se autoritetet më 2 shkurt kanë mbyllur tri komuna paralele serbe në Pejë, Istog dhe Klinë.

Më herët gjatë ditës, Prokuroria Themelore në Pejë bëri të ditur se Policia e Kosovës kishte ndërmarrë një aksion në disa lokacione, nën dyshimet për veprimtari të paligjshme.

Sveçla tha se në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës.

“Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”, shkroi Sveçla në Facebook.

Mbyllen zyrat ilegale të komunave paralele të Serbisë në Pejë, Istog e Klinë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika