Nga janari në shkurt, shtyhet shpresat për plotësimin e kërkesave të policëve

Një herë u tha që do të ofrohet zgjidhje në janar, e tash po thonë që në shkurt. Bëhet fjalë për plotësimin e kërkesave të policëve të pakënaqur të Kosovës, të cilët edhe protestuan dy herë para Qeverisë. Për këtë nuk është realizuar asnjë takim për të punuar në drejtim të realizimit të kërkesave të tyre

Pjesëtarët e NJSI-së duke protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Një takim për gjetje të një zgjidhjeje për kërkesat e policëve të Kosovës për të cilat edhe dolën në proteste, ishte premtuar të mbahej në janar mes Sindikatës së Policisë dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Por, ky takim nuk u realizua. Megjithatë kryetari i Sindikatës e realizoi një takim tjetër, atë me përfaqësuesit e të gjitha njësive speciale.

Imer Zeqiri tregon se aty ka marrë mesazhin që të mos ndalet së insistuari në kërkesat e policëve .

Imer Zeqiri – Kryetar i Sindikatës së Policisë ka theksuar se “Neve na kanë autorizu, na kanë mbështetë dhe na kanë dhënë një shtysë që të jemi më këmbëngulës në kërkesat tona karshi qeveritarëve”.

Edhe mundësia për të protestuar prapë si dy herët e kaluara nuk është hedhur poshtë plotësisht.

Gjithsesi, ata presin që muaji shkurt të jetë vendimtar për ato kërkesa.

Imer Zeqiri – Sindikata e Policisë ka thënë “Ne do të veprojmë konform kërkesave të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Nëse nga ta rrjedhë kërkesa që duhet të dalim në protestë atëherë do të dalim sepse ne i përfaqësojmë ata dhe kjo është periudha kohore e muajit shkurt që është marr në dispozicion të insistimit për t’i zgjedhur problemet me dialog”.

Mundësia për realizimin e atyre kërkesave është por më shumë ka inat politik, konsideron njohësi i çështjeve të sigurisë, Valdet Hoxha.

Valdet Hoxha – Njohës i çështjeve të sigurisë ka thënë se  “Kërkesat e policisë, konkretisht njësive speciale janë të mundshme për t’u realizuar, janë të drejta dhe të ligjshme por shihet që ka një inat politik nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kemi pozicionim në dy kahje të kundërta, Qeveri dhe Polici në njërën anë e që kjo po e dëmton rëndë imazhin e vendit”.

Kërkesat kryesore të zyrtarëve ishin përmirësimi i kushteve të punës në përgjithësi, shtesat për rrezikshmërinë për zyrtarët policorë të jetë permanente dhe miratimi i ligjit për pensionim në moshën 55-vjeçare.

 

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika