Kurti në takim me Komandantin e KFOR-it për zhvillimet e fundit të sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të shtunën me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozcan Ulutas, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në aspektin e sigurisë.

Teksa ka njoftuar për takimin, misioni i NATO-s në Kosovë ka thënë se “komandanti i KFOR-it ka theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe efektiv me të gjitha institucionet e sigurisë, përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in”.

“Komandanti ka konfirmuar që KFOR është duke monitoruar nga afër situatën dhe mbetet i gatshëm për të vepruar në përputhje me mandatin e vet, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të ruajtur një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në rrjetin social “X”.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur dronë se Kosova rrezikon të përballet me tensione të reja, pas hyrjes në fuqi të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb, me të cilën valutë Serbia paguan serbët në Kosovë.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se “mund të ketë pasoja që nuk janë menduar plotësisht“, teksa ka folur në lidhje me këtë rregullore të BQK-së, e cila ka hyrë në fuqi nga 1 shkurti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika