Sulm fizik në Podujevë, viktima pëson lëndime në kokë

Një person është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar. Viktima ka pësuar lëndime në kokë dhe për shkak të gjendjes së tij, nuk ka dhënë deklaratë

Një person është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar. Rasti ka ndodhur të shtunën në Podujevë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës për tretman mjekësor.

Ai ka pësuar lëndime në kokë dhe për shkak të gjendjes së tij, nuk ka dhënë deklaratë.

Policia këtë rast e ka cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”.

“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar  në QKUK  Prishtinë për tretman mjekësor i cili ka lëndime në kokë dhe për shkak të gjendjes së tij nuk ka dhënë deklaratë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika