Punëtorët teknik në disa shkolla të Prishtinës nesër hyn në grevë

Punëtorët teknikë në shkolla të Prishtinës do të nisin grevën nga e hëna, duke vendosur që të mos kthehen në punë me pagat aktuale

Punëtorët teknik të sektorit privat që kryejnë shërbime për disa shkolla të Komunës së Prishtinës, nesër do të hyjnë në grevë me afat të pacaktuar.

Njoftimin e ka bërë të ditur Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, e cila ka njoftuar se greva do të nis në orën 08:00.

Po ashtu, sipas njoftimit, ata po hynë në grevë për shkak “të maltretimit” që po iu bëhet me paga të vogla.

Ndryshe,  Jusuf Azemi, përfaqësues i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, ka bërë të ditur se shumë shkolla në Prishtinë do të përballen me mungesën e shërbimeve nga punëtorët teknikë nga e hëna, pasi ata kanë vendosur të hyjnë në grevë për të kërkuar rritje të pagave.

Sipas tij, nëse greva nuk sjell sukses brenda javës së ardhshme, ata kanë njoftuar se do të kërkojnë nga komuna të gjejnë punëtorë të tjerë, pasi ata nuk janë të gatshëm të rikthehen në punë me pagën aktuale.

“Shumë shkolla në Prishtinë nga e hëna do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknikë, pasi ata do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta. Këta punëtorë kanë marrë vendim që nëse nuk do të ketë sukses greva brenda javës së ardhshme, ftojnë komunën që të gjejnë punëtorë tjerë, sepse këta më nuk duan t’i kthehen punës me këto paga, vendim i të gjithë punëtorëve në mënyrë unanime. Ja një mostër e njërës prej punëtorëve të një shkolle në Prishtinë”, ka njoftuar Azemi në Facebeook.

Azemi ka publikuar letrën e vendimit për grevë nga punëtorët e shkollës së Mesme Ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”, të cilët e kanë nënshkruar duke thënë se nga 5 shkurti 2024 do të hynë në grevë.

https://www.dukagjini.com/punetoret-teknike-ne-shkolla-te-prishtines-nisin-greven-kerkojne-rritje-te-pagave/

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika