Policia në Shqipëri arreston tre kosovarë pasi iu gjet sasi eksplozivi

Policia në Shqipëri ka kapur 46 kilogramë lëndë eksplozive që vinte nga Kosova dhe ka arrestuar tre të rinj nga Gjilani

Foto ilustrim

Policia në Shqipëri ka sekuestruar 46 kilogramë lëndë eksplozive që vinte nga Kosova dhe ka arrestuar tre të rinj nga Gjilani.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, tha se një grup kriminal nga Kosova ka kryer trafikim armësh dhe lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

“Gjatë një operacioni policor, më 4 shkurt në afërsi të urës së Gjolës në Fushë Krujë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve kosovarë: Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkëlqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan”, bëri të ditur Vocaj.

Ai tha se gjatë këtij operacioni, u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasëse të dyshuara të jenë tritol me peshë 46 kilogramë. Voca tha se kjo sasi eksplozivi dyshohej se do të përdorej nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pamjet që publikoi Policia e Shtetit tregonin se kallëpet e lëndës eksplozive ishin fshehur në kutitë e lëngjeve të frutave.

Gjithashtu, policia sekuestroi edhe 3 celularë dhe 1 automjet.

Më herët, po ashtu janë zhvilluar dy operacione dhe janë arrestuar dy persona e janë sekuestruar katër armë zjarri pistoleta, së bashku me krehra dhe municione luftarake, të cilat janë trafikuar nga Kosova në drejtim të Shqipërisë./REL

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika