Blinken mbërrin në Lindjen e Mesme për një armëpushim të ri në Gazë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Arabinë Saudite për vizitën e tij të pestë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tund me dorë teksa hipi në një aeroplan, rrugës për në Arabinë Saudite, Reuters.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Lindjen e Mesme, në përpjekje për të arritur një marrëveshje të re të armëpushimit në luftën në mes të Izraelit dhe Hamasit.

Ky është udhëtimi i pestë i diplomatit të lartë amerikan në Lindjen e Mesme që nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit më 7 tetor që nxiti luftën.

Blinken pritet të vizitojë Arabinë Saudite, Izraelin, Egjiptin dhe Katarin.

Para këtij udhëtimi, kryediplomati amerikan theksoi nevojë “për adresimin urgjent të kërkesave humanitare në Gazë”, pasi grupet e ndihmës vazhdimisht kanë ngritur alarmin për ndikimin shkatërrues të luftës pothuajse katërmujore në territorin e rrethuar.

Sekretari amerikan i shtetit pritet të takohet me princin e kurorës së mbretërisë Mohammed bin Salman, përpara se të takohet me homologun e tij saudit, ministrin e Jashtëm Princin Faisal bin Farhan al-Saud, raporton BBC.

Armëpushimi i propozuar parasheh një pauzë të luftimeve fillimisht për gjashtë javë që Hamasi të lirojë pengje në këmbim të të burgosurve palestinezë që mbahen nga Izraeli.

Lufta u nxit nga sulmi i paprecedent i Hamasit në jug të Izraelit, kur u vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 27.000 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi. Kjo ministri, që nuk bën dallimin në mes të luftëtarëve dhe civilëve të vrarë, ka thënë se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika