Kajtazi: Kurti ka gënjyer kur ka thënë kam qenë në Shtëpinë e Bardhë

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se gënjeshtra e kryeministrit Kurtit është zbuluar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, kur ai kishte thënë se ishte në Shtëpinë e Bardhë gjatë vizitës së tij në SHBA

Gazetari hulumtues, Vehbi Kajtazi ka thënë se ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, më shumë e ka demantuar Kryemistrin Albin Kurti sesa mediat pasi ato kishin raportuar se ai nuk kishte shkuar Shtëpinë e Bardhë, dhe raportimet e  mediave ishin të sakta.

Kjo nuk është Shtëpia e Bardhë por është pjesë e administratës presidenciale në Amerikë, edhe Kurti nuk është treguar i saktë sipas Vehbi Kajtazit, kur ka thënë se ka qenë në Shtëpinë e Bardhë.

“Ka gënjyer kur ka thënë se ka qenë në Shtëpinë e Bardhë, kjo është e vërteta”, ka thënë Kajtazi në Debat Plus.

Tutje ai ka thënë se pasi ishte qetësuar ky debat, atë e rikthehu ambasadori amerikan Hovenier.

Sipas Kajtazit “nuk ka mundur ambasadori amerikanë të thotë se po gënjen kryeministri Kurti, shumë më lehtë është të thuhet se disa media kanë raportuar pa saktësi edhe me tregu ku ka qenë Kurti, e nxjerr deklaratën e kryeministri si të rrejshme”, ka thënë ai.

Gazetari Kajtazi ka thënë se çështja e pritjes se kryeministrit Kurti në Amerikë është diskutuar edhe ka ende për tu diskutuar, ndërsa vizita e ish-kryeministri Hashim Thaçi, nga fotografitë e publikuara nga ambasadori, shihet se aty brenda është në një kabinet me ish-zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

Sipas Kajtazit, për të, pritja që i është bërë Kurtit në Amerikë është ofendim.

Ai konsideron se ky ishte një demonstrimi se ku e ka vendin Kurti, “këtu të shkallët e ke vendin edhe nuk e ke brenda aty në tavolinë”, ka thënë Kajtazi.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika