AAK-ja kërkon të ndryshohet Ligji për skemat pensionale, i drejtohet Avokatit të Popullit

“Kemi deponuar tek Avokati i Popullit një iniciativë tonë në lidhje me largimin e 15 vjetshit, pra diskriminimi që është duke ju bërë që sa vite popullatës sonë në raport me skemat pensionale kontributdhënëse", ka deklaruar Dreshaj nga AAK

FOTO:EO

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka dorëzuar të mërkurën te Avokati i Popullit Ligjin për Skemat Pensionale, me qëllim të procedimit të këtij Ligji për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Deputeti i kësaj partie, Shemsedin Dreshaj, tha para gazetarëve se kërkesa e tyre është që të largohet kushti prej 15 vitesh.

“Kemi deponuar tek Avokati i Popullit një iniciativë tonë në lidhje me largimin e 15 vjetshit, pra diskriminimi që është duke ju bërë që sa vite popullatës sonë në raport me skemat pensionale kontributdhënëse. Ky ligj ka qenë më herët ne Gjykatë Kushtetuese dhe pas një intervali të gjatë kohor u bënë disa manipulime në Kuvend nga ana e qeverisjes dhe 15 vjetshi sërish mbeti”, u shpreh ai.

Ai shtoi se ky ligj nënkupton se ai person i cili pas datës 1 janar 1984 ka krijuar marrëdhënie pune me shtetin, nuk gëzon të drejtën e pensionit kontributdhënës, që do të thotë për një ditë ose një javë i humbet kontributi që ka bërë për vite të tëra.

“Ky ligj nënkupton që ai person pas datës 1 janar të viti 1984 ka krijuar marrëdhënie punë me shtetin nuk gëzon të drejtën e pensionit kuntributdhënës, që do të thotë që për një vit ose një javë e humbin kontributin që e kanë bërë për vite të tëra. Këtë herë kërkesa e jona eksplicite është që të largohet 15 vjetshi si masë diskriminuese dhe njëkohësisht që të largohet data 1 janar i viti 1999 që nënkupton numrin e stazhit pensional”, tha ai./EO

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika