Dugolli: Presioni ndërkombëtar po bëhet me qëllim të zbehjes së vendimit të BQK-së

Deputeti Dugolli vlerëson se presioni ndërkombëtar ka për qëllim "zbehjen e vendimit të BQK-së", duke theksuar pavarësinë e saj si institucion

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur lidhur me seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën dhe për çështjen e dinarit, përkatësisht kërkesat e ndërkombëtarëve lidhur me këtë çështje.

Deputeti nga LVV-ja, Enver Dugolli, ka thënë se presioni që po i bëhet Kosovës ka për qëllim “zbehjen e vendimit të BQK-së”, dhe si i tillë po bëhet në mënyrë të gabuar, sepse BQK-ja është institucion i pavarur.

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë ka kërkuar një afat prej katër muajsh kohë si fushatë sensibilizuese, ndërsa Rregullorja e re e BQK-së tash e 9 ditë ka hyrë në fuqi.

Deputeti Dugolli ka thënë se Rregullorja e re e BQK-së është e ligjshme, është e drejtë, dhe si e tillë është e nevojshme.

“Askush nuk po e konteston rregulloren”, sepse ajo nuk prodhon efekte të jashtëligjshme, por rregullon tregun “ajo pamundëson shpëlarjen e parasë”,  ka thënë Dugolli në “Five” në RTV Dukagjini.

Ai tutje ka thënë se ndërkombëtarët po dyshojnë se ka qenë një vendim i shpejtë dhe se qytetarët serbë nuk kanë qenë sa duhet të informuar dhe ato praktikat e deritanishme përkatësisht dinarin, “do ta atakojë”, është shprehur ai.

Mirëpo, tutje Dugolli ka deklaruar se shteti “nuk do të ndërmarrë masa ndëshkuese e as masa të tjera sanksionuese”.

Ai tutje ka thënë se “kjo periudhë kohore do të shfrytëzohet si fushatë informuese dhe do të ketë kampanja të tilla, por nuk ka thënë se për cilin afat kohor bëhet fjalë.

“Tash po fillon një etapë dhe në të cilën do të përshtaten ligjshmërisht edhe rregullores së ligjshme të BQK-së.

Sa i përket shtyrjes ose afatit kohor, ai ka thënë se “krejt çka është në domenin e Qeverisë do ta bëjë, por BQK është institucion i pavarur dhe askush s’ka të drejtë ta bëjë atë që bëje kështu ose ashtu”.

Presioni që po bëhet, pra ai politik, sipas Dugollit, po bëhet me qëllim të “zbehjes së vendimit të BQK-së”.

Tutje, ai ka thënë se dinarët serbë që kanë hyrë në Kosovë, kanë hyrë në mënyrë të paligjshme dhe si të tilla “nuk e kemi ditur ku po përfundojnë ato, pra kemi pasur rastin e Banjskës, kemi pasur rastin e financimit të strukturave paralele, kriminale” ka thënë ndër të tjera ai.

Me rregulloren e re për dinarin, Serbia nuk mundet më t’i manipulojë serbët lokalë

Deputeti Enver Dugolli ka thënë gjithashtu se Serbia nuk mundet më t’i manipulojë serbët e Kosovës pas hyrjes në fuqi të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës.

“Asnjë institucion financiar siç është Banka Botërore apo Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk kanë dhënë vërejtje” për rregulloren e re të BQK-së”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Të fundit nga rubrika