Sela: S’kam dhënë dorëheqje për Tetovën, por më tepër për Gostivarin

Kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar se dorëheqjen nuk e ka dhënë pas pësimit në zgjedhjet lokale për këshilltar në Tetovë, por dha dorëheqje për Gostivarin

Kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar se dorëheqjen nuk e ka dhënë pas pësimit në zgjedhjet lokale për këshilltar në Tetovë, por dha dorëheqje për Gostivarin në mënyrë që, siç thotë ai, për ta parandaluar situatën ku ka ardhur sot.

Kështu u përgjigj ai teksa është pyetur në “Debat Plus” se si pranoi që ta emërojë një njeri në krye të partisë, të cilën vetë Sela e ka themeluar, ku e pati besimin.

“Gjithçka ka të bëjë me zgjedhjet e fundit lokale për këshilltar që ndodhën në Tetovë, ku ne si parti e pësuam keq dhe unë natyrisht kam dhënë dorëheqje. Unë kurrë se kam thënë përgjigjen e vërtetë kur jam pyetur. Nuk kam dhënë dorëheqje për Tetovën, kam dhënë dorëheqje për Gostivarin që të parandalojë që të vije situata ku ka ardhur sot”.

Sela ka theksuar se kishte dyshime lidhur me rolin që Arben Taravari ka pasur në këtë proces.

“Dyshime në lidhje me rolin e Taravarit në këtë proces unë kam pasur. Kalkulova në atë kohë me idenë që nëse ka një minimum karakteri do të bëjë çmos që të jetë më i suksesshëm. Prandaj, në atë kohë kam shkuar dhe i kam thënë që ti të bëhesh kryetar partie sepse ishte figura politike që unë e krijova dhe unë nuk e shmangia dot nëse duhej që ta ruaja unitetin partiak. Të gjitha këto lëvizje ishin për ta ruajtur unitetin partiak”, shtoi më tej ai.

Ai thotë se lëvizjet e fundit që Taravari ka bërë, dëshmojnë se “ai realisht nuk e ka hallin e partisë.

“Të proklamosh vetëm ndryshimin si fjalë pa u marrë me esencën se çfarë duhet të përfaqësojë ndryshimi, mendoj që është një debat manipulativ që është një muzikë e mirë në veshin e qytetarëve, por realisht ndryshimi nuk është vetëm diçka fizike…”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika