Gërvalla: “Jo 1.1 milion euro, por as edhe 1.1 cent”

Gërvalla ka reaguar pas akuzave të PDK-së, mbi pretendimet se ministrat Donika Gërvalla-Schwarz dhe Fikrim Damka kanë keqpërdorur 1.1 milion euro

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, të mërkurën ka reaguar me një postim në Facebook, pas pretendimit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që ajo së bashku me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka kanë keqpërdorur rreth 1.1 milion euro.

Ajo në postimin e saj ka shkruar ” Jo 1.1 milion euro, por as edhe 1.1 cent”.

Ndryshe gjatë ditës së sotme, Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se lidhja e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it, ka qenë e kundërligjshme, përmes së cilës sipas saj është dëmtuar buxheti i shtetit.

“Fjala është për një “Memorandum Bashkëpunimi”, në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, në bazë të së cilës, buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shumë prej 1 milion e 40 mijë euro”, ka thënë ajo.

Kjo marrëveshje është nënshkruar dhe tashmë është duke u realizuar, por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pas pëlqimit zyrtar të cilin e ka nënshkruar Donika Gërvalla–Schwarz, e cila i ka hapur rrugë nënshkrimit të kundërligjshëm të saj, duke inkurajuar dhe lejuar kështu keqpërdorimin e rreth 1 milion e 40 mijë eurove.”, ka vijuar deputetja Musliu-Shoshi.

Sipas Shoshit, nënshkrimi i atij memorandumi bashkëpunimi me Caritasin ka qenë i paligjshëm, për shkak se kjo organizatë është regjistruar si e tillë në Ministrinë e Administratës Publike.

“Memorandumi është nënshkruar më 16 gusht 2021 nga ministri Damka dhe Caritasi. Statusi ligjor i këtij të fundit është organizatë joqeveritare e regjistruar si e tillë në Ministrinë e Administratës Publike. Në këtë rast, Ministria e Zhvillimit Rajonal jo vetëm që nuk ka autorizim ligjor, por është shprehimisht e ndaluar me legjislacionin ne fuqi, që shpenzimi i buxhetit të bëhet në mënyrë siç është vepruar në këtë proces”, ka thënë ajo.

Me këtë rast, PDK u ka bërë thirrje institucioneve të hetuesisë që të merren urgjentisht me hetimin e këtij rasti.

PDK me akuza ndaj Gërvallës dhe Damkës: Keqpërdorën rreth një milion euro

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika