Selmanaj: Procesi i vettingut ka nisur mbrapsht, kemi shumë probleme në sistemin e drejtësisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka kritikuar reformat në sistemin e drejtësisë, duke thënë se procesi i vettingut ka dështuar.

Në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, Selmanaj ka thënë se problemi themelor i sistemit të drejtësisë në Kosovë është mungesa e profesionalizmit të tyre.

Sipas deputetit të LDK-së, procesi i vettingut ka nisur në mënyrë të mbrapshtë, pasi edhe rekomandimet nga Komisioni i Venecias, siç thotë ai, nuk janë reflektuar.

“Kam bindjen që ky proces ka nisur mbrapsht, ka nisur një konceptdokument në Komisionin e Venecias me pesë opsione të vettingut, rast i paprecedentë. Për çudi, rekomandimet që kanë dalë nga Komisioni i Venecias, nuk janë reflektuar, që i bie asnjëra nga cështjet që kjo qeveri i ka konsideruar si politika publike, nuk janë reflektuar në amandamente”, ka thënë Selmanaj.

Pozita e opozita janë pajtuar me tri propozim-amendamentet kushtetuese, që kanë të bëjnë me vettingun në sistemin e drejtësisë, të cilat janë shqyrtuar në këtë seancë.

Por, për miratim të ndryshimeve kushtetuese duhen edhe votat e Listës Serbe, e cila është  duke i bojkotuar seancat e kuvendit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika