Presidentja viziton shkollën fillore “8 Marsi” në Pejë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve- 1 Qershori, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë një cikël vizitash, ku në qytetin e Pejës së bashku me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxherin kanë vizituar shkollën fillore “8 Marsi”

Vjosa Osmani, gjatë vizitës në shkollën fillore "8 Marsi" për 1 qershor

Gjatë vizitës së presidentes në qytetin e Pejës, Osmani së bashku me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin kanë bërë vizitë në shkollën fillore “8 Marsi”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari është  shprehur se gjatë kësaj vizite ata kanë përcjellur mesazhin dhe dëshirën për jetë sa më të mirë për të gjithë fëmijët mbarë Kosovës.

“Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, vizituam shkollën fillore “8 Marsi” në Pejë, nga ku përcollëm mesazhin dhe dëshirën për jetë më të mirë dhe të gëzueshme për të gjithë fëmijët e qytetit tonë dhe mbarë Kosovës”, shkruhet në postimin e Muhaxherit.

Sipas tij, sinqeriteti, kreativiteti i fëmijëve e poashtu, edhe energjia e mirë që përçojnë ata duhet të jetë udhërrëfyes për të ndërtuar të ardhmen e vendit.

Ndërkaq sot ditën e mërkurë të 1 qershorit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të vegjlit për ditën e tyre.

Osmani uron fëmijët në ditën e tyre: Ata janë pjesa më e bukur e shoqërisë sonë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika