AAK-Nisma lidhin marrëveshje politike edhe me një subjekt tjetër

FOTO:EO

Koalicioni AAK-Nisma, kanë zyrtarizuar të premten marrëveshjen politike me partnerin e ri “Demokracia Konservatore”, që do t’i bashkohet listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë me anëtarët e këtij subjekti.

“Nismës i bashkohet edhe një organizatë politike Demokracia Konservatore. Ka një kohë të gjatë që bashkëpunoj me kolegët e Demokracisë dhe jam i mahnitur me vlerat që përfaqësojnë filluar nga e para njerëzorja, vlerat e familjes dhe hyjnorja. Sot kur po e nënshkruajmë bashkëpunimin tonë politik e them me zemër, me ndjenjë, me bindje, që nuk na shtyn asnjë urrejtje ndaj askujt por na shtyn ndjenja e atdhedashuria”, ka thënë ai.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e ka quajtur këtë lajm të mirë.

“Ne po vazhdojmë me zgjerimin e frontit opozitar, me një objektiv që ta bëjmë më të mirë jetën e qytetarëve tanë. Ne po shkojmë drejt një uniteti në diversitet. Sot besoj për të gjithë ata njerëz që e duan këtë ndryshim është një lajm i mirë”, ka potencuar Limaj.

E, Avdullah Klinaku, kryetar i Demokracisë Konservatore, ka thënë se do t’i fuqizojnë vlerat e familjes në shoqëri.

“Ky bashkëpunim është i motivuar nga besimi në Zot nga vlerat e familjes… Ne besojmë që e përmbyllim një proces dhe e nisim një rrugë politike që ka me i fuqizu këto vlera në shoqërinë tonë. Ftoj konservatorët e Kosovës që të na bashkohen në këtë proces”, ka shtuar Klinaku./EO

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika