Ministria e Zhvillimit Rajonal hedh poshtë akuzat e PDK-së

Ministria e Zhvillimit Rajonal, ka hedhur poshtë akuzat e PDK-së në lidhje me keqpërdorimin e 1.1 milion eurove, duke thënë se ato kanë qenë mundësi për përkrahje të qytetarëve të Kosovës dhe jo keqpërdorime

Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), e cila udhëhiqet nga Fikrim Damka, ka hedhur poshtë akuzat e PDK-së lidhur me keqpërdorimin e 1.1 milion eurove.

Në sqarimin e Ministrisë thuhet se, përkrahja e rinisë në shkolla, rintegrimi i të riatdhesuarve dhe bashkëpunimi me mërgatën si qëllime kryesore të këtij memorandumi nuk janë keqpërdorime, por mundësi për përkrahje të qytetarëve të Kosovës.

“Ministria e Zhvillimit Rajonal, ka një Memorandum të bashkëpunimit me Caritasin Zviceran ,Organizatë Ndërkombëtare e regjistruar në Kosovë, Caritasi Zviceran është anëtar i rrjetit ndërkombëtar të Caritas. Ai përbëhet nga 165 organizata në mbarë botën, përveç kësaj, organizatat e Caritas-it evropian janë bashkuar në Bruksel për të formuar Caritas Europe”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas MZHR, janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore për të bashkëfinancuar këto projekte dhe është konsultuar paraprakisht me të gjithë akterët relevantë për të marrë pëlqimet e nevojshme.

“Caritas-i Zviceran zbaton projekte në Kosovë për më shumë se 20 vjet. Në periudhën strategjike 2021–2025, Caritas Zviceran planifikon të zbatojë projekte bazuar në nevojat e vendit dhe popullatës së tij si dhe në përvojën e gjatë të Caritas-it të Zvicrës në Kosovë. Fokusi i punës së saj është orientuar në temat e gjenerimit të të ardhurave (veçanërisht siguria ushqimore/bujqësia, arsimi dhe trajnimi professional, migrimi, riintegrimi i personave të riatdhesuar, dhe migrimi për motive punësimi”, thuhet tutje në komunikatë.

Më tutje thuhet se si rezultat i këtij bashkëpunimi, Caritasi Zviceran ka zgjeruar bashkëpunimin edhe me një numër të konsideruar të komunave pa dallime dhe ngjyra politike.

PDK me akuza ndaj Gërvallës dhe Damkës: Keqpërdorën rreth një milion euro

Ndërsa edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës,(PDK), Ariana Musliu-Shoshi, i është kundërpërgjigjur ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz e cila ka hedhur poshtë akuzat e PDK-së se ka keqpërdorur me paratë e shtetit.

Deputetja e PDK-së njëherësh, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme, ka reaguar duke thënë “Ministre e vërtetë që 1.1 cent nuk janë keqpërdorë, por 1.1 milion PO”.

“Të lutem demanto me fakte që nuk ka pas keqpërdorim nga ana juaj, na trego a është nënshkrimi juaj në dokument i vendosur?” i është kundërpërgjigjur ajo Gërvallës.

Gërvalla: “Jo 1.1 milion euro, por as edhe 1.1 cent”

Po ashtu, Shoshi i ka kërkuar Gërvallës që të argumentojë se marrëveshja që ka nënshkruar është në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim ndërinstitucional dhe nuk është në kundërshtim me nenin 12 të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare.

Ndryshe, të mërkurën, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi dhe avokati Faton Fetahu, përmes një konference për media, kanë denoncuar siç pretendojnë ata, keqpërdorimin e 1.1 milion eurove, nga ministrat Donika Gërvalla dhe Fikrim Damka.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika