“Vrasja në tentativë” te “Bregu i Diellit”, i mituri i dyshuar ende në arrati

Një i mitur është ende në kërkim nga policia, si i dyshuar për përfshirjen në rastin e plagosjes së dy personave mbrëmjen e së enjtes. Për këtë rast, tashmë janë të arrestuar 3 persona, ndërsa të plagosurit, sipas QKUK-së, janë liruar për trajtim në shtëpi

Shiritat e sigurisë tanimë janë larguar, por lagjia “Bislim Zekolli” në Prishtinë nuk kishte qenë e qetë tash e disa kohë.

Banorët e pjesës së njohur si “Xhambazët”, tanimë janë të familjarizuar me problemet e protagonistëve të të shtënave të mbrëmjes të së enjtes.

Ndonëse nuk kanë dashur të prononcohen para kamerave, ata kanë treguar se arsyeja e rrahjes së tyre kishte qenë një kërcënim që u ishte bërë të dyshuarve nga babai i njërit nga të plagosurit.

Lidhur me rastin, nga Policia e Kosovës është njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuar, ndërsa një tjetër ende është në kërkim.

“Lidhur me rastin e mbrëmshëm në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, ju njoftojmë se prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitë relevante, ku nga aty kanë filluar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore. Nga hetimet preliminare dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri janë lënduar dy persona, të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkaq është identifikuar një person i dyshuar (i mitur), i cili gjendet në arrati”, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Nga QKUK-ja, televizionit i kanë bërë të ditur se të plagosurit kanë qenë në gjendje stabile, për çka edhe janë liruar për trajtim në shtëpi.

“Janë lëshuar në shtëpi pas trajtimit të marrë në Qendrën Emergjente”, ka thënë Naser Syla, drejtor i Shërbimit Emergjent në QKUK.

Rasti nga prokuroria fillimisht është inicuar si “vrasje në tentativë”, ndërsa nuk është raportuar se ka pasur armë zjarri të konfiskuara nga policia.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika