Arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë për posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës

Policia ka arrestuar dy persona në Prishtinë nën dyshimin për posedim të narkotikëve.

Në raportin 24-orësh thuhet se njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar dy të dyshuarit, ku gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 0.7 gram, ndërsa te tjetri është gjetur një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 1.9 gram.

Po ashtu, më pas është bastisur edhe banesa e njërit prej tyre, ku janë gjetur sasi të tjera narkotikësh.

“Njësia policore gjatë patrullimit kanë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është  gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 0.7 gram, ndërsa te tjetri është gjetur një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshe rreth 1.9 gram. Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në banesën e njërit nga të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar  një qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike  e llojit kokainë me peshë rreth 0.7 gram, dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth  18.8 gramë, katër paketime me marihuanë me peshë 5.9 gramë, një vazo e mbushur me substancë të dyshuar marihuanë me peshë rreth 38.1 gramë, një telefon Iphone 12, para të gatshme në vlerë rreth 45 euro, një peshore digjitale si dhe disa qese të thata dhe folje të aluminit që shërbejnë për paketimin e narkotikëve”, thuhet në raport.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, kurse tjetri është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika