Zbulohet shtatorja e Adem Jasharit në Mitrovicë

Në 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës është zbuluar shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari në Mitrovicë.

Në prezencën e familjes Jashari, u zbulua kjo shtatore.

Vëllai i komandantit, Rifat Jashari nga Mitrovica uroi qytetarët për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Sot jemi mbledhur këtu, e kemi festën e 16-të të shtetit të Kosovës. Urime dhe shtatorja të gjithëve” – u shpreh Jashari për media.

Ndryshe, sot bëhen 16 vjet që kur Kosova u shpall shtet i pavarur. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika