Policia demanton raportimet se forcat serbe kanë hyrë në territorin e Kosovës: Patrullim i zakonshëm i KFOR-it me autoritetet serbe

KFOR dhe Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se KFOR-i dhe autoritetet policore serbe kanë realizuar patrullim të përbashkët të shtunën në zonën kufitare. Ky deklarim i policisë vjen pas raportimeve në media se forca policore serbe janë parë brenda territorit të Kosovës, konkretisht në Bervenik të Podujevës.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se pas raportimeve se një qytetar ka parë forca serbe brenda territorit të Kosovës, janë ndërmarrë veprime konkrete duke trajtuar këtë informacion.

“Lidhur me informacionin e publikuar në disa media/portale, ku thuhej se një qytetar ka parë forcat serbe se kanë hyrë në territorin e Kosovës diku në zonën kufitare, në fshatin Bervenik të komunës së Podujevës, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë veprime konkrete duke trajtuar këtë informacion”, ka njoftuar Kelani.

Ai tutje ka deklaruar se bazuar në informacionet zyrtare, bëhet fjalë për patrullime të përbashkëta që KFOR-i me kontingjente të caktuara, realizon me autoritet policore serbe, ashtu siç realizon edhe patrullime të përbashkëta me njësitet relevante të Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës me njësitet relevante, përfshirë ato kufitare vazhdon patrullimet policore në ruajtje të rendit kushtetues, ofrim të sigurisë dhe parandalim të krimit trans kufitar”, ka shtuar Kelani.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika