Ministrat më të dobët të Qeverisë Kurti 2 sipas Imer Mushkolajt

Sipas Mushkolajt, Qeveria Kurti 2  ka shumë ministra të dobët, por ai ka përzgjedhur tre më të dobëtit e këtij ekzekutivi, dhe ata janë, Rifat Latifi, Arbërie Nagavci, dhe Donika Gërvalla

Analisti Imer Mushkolaj ka folur për Ministrat e Qeverisë Kurti 2 dhe ka thënë se e ka të vështirë që ta zgjedhë më të dobëtin, sepse ka shumë të dobët. Por, ai ka veçuar dy ministrat kryesorë, ministrin e shëndetësisë dhe atë të arsimit.

Tutje, ai ka thënë se për 15 muaj qeverisje nga Qeveria Kurti 2, nuk janë përmbushur premtimet të cilat i kanë dhënë gjatë fushatave.

“Për fat të keq nuk i kanë përmbushur pritjet e mija si qytetar dy ministritë në fjalë”, ka thënë Mushkolaj.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, Mushkolaj ka shprehur pakënaqësitë e tij ndaj ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, për të cilin ka thënë “mund të jetë me renome ndërkombëtare, por si menaxher është i dobët, edhe ajo po tregohet përditë, sepse unë nuk po shoh ndryshime”.

Dhe për sistemin e arsimit, Mushkolaj ka thënë se nuk ka parë ndryshime, ndërkaq pritjet e tij ndaj Rifat Latifit dhe Nagavcit kishin qenë të larta, sepse kishte pritur veprime konkrete prej tyre.

Ndërsa, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz në listën e ministrave më të dobët të Qeverisë Kurti 2, e merr pozitën e tretë si më e dobëta e këtij e ekzekutivi, ka thënë Mushkolaj.

Ndërsa, ai ka vlerësuar në mënyrë pozitive Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, sepse, sipas tij, kjo e fundit ka bërë disa ligje e iniciativa dhe është më transparente se të tjerët.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika