Deputetja gjermane pas deklaratës së Vuçiqit për Kosovën: BE t’i ngrijë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë

Deputetja gjermane Renata Alt, ka kërkuar ngrirjen e menjëhershme të bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian

Renata Alt, deputete gjermane

Pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili gjatë seancës së betimit si president i Serbisë nuk ka lënë pa e përmendur edhe Kosovën, deputetja gjermane Renata Alt, ka kërkuar ngrirjen e menjëhershme të bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Betohem se do t’i bëj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën si pjesë përbërëse të saj”, ishte shprehur Vuçiq.

Lidhur me këtë deklaratë, kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në Bundestagun gjerman, deputetja e Partisë Liberale Gjermane (FDP) Renata Alt, ka theksuar se Vuçiqi me këtë ka treguar se nuk i kushton ndonjë rëndësi normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve me fqinjin e tij.

“Tonet e mprehta nga Beogradi e rëndojnë situatën gjithsesi të tensionuar mes dy vendeve. Fakti që Vuçiqi po rrit njëkohësisht bashkëpunimin me Kremlinin dhe po nuk pranon t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë është diametralisht i kundërt me politikën e jashtme të BE-së. Prandaj negociatat e pranimit të Serbisë në BE duhet të ngrihen menjëherë”, ka thënë deputetja Alt për DW.

Renata Alt

Ndryshe, presidenti Vuçiq, pas një bisede telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ka thënë se Serbia do të ketë një çmim të favorshëm për gazin rus.

Ai, po ashtu, ka njoftuar për një marrëveshje që do të nënshkruhet dhe do të jetë trevjeçare, lidhur me furnizimin e kësaj lënde.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin

Çmimi i gazit që Serbia do të blejë aktualisht është tri herë më i ulët sesa çmimi me të cilin e blejnë këtë lëndë shtetet e tjera evropiane.

Ndërkaq, në dimër ky çmim do të jetë dhjetë deri në 12 herë më i ulët.

Vuçiq ka theksuar se bashkë me Putinin janë pajtuar për çmimin për furnizimin e 2.2 miliardë metër kubikë gaz në vit dhe shtoi se Serbisë i duhen edhe 800 milionë metër kubikë për shkak të zhvillimit të industrisë.

Marrëveshja aktuale për furnizimin me gazin rus skadon më 31 maj.

Ndërkaq, ndonëse vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë, Serbia është i vetmi shtet në rajon që nuk u është bashkangjitur të njëjtave vendime.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika