“Jena sqaru diçka”: Arsim Kabashi flet pasi hyri në dhomën e gjyqtarëve, tregon arsyen

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, ka folur për TV Dukagjinin pasi hyri në dhomën e gjyqtarëve në derbin kundër Dritës. Ai ka thënë se nuk ka ndodhur asgjë

Në stadium me bari sintetik në Gjilan, të mërkurën, u zhvillua derbi i xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës mes Dritës dhe Ballkanit.

‘Intelektualët’ triumfuan me rezultat 1:0, falë golit të mbrojtësit, Juan Mesa.

Por, në këtë ndeshje ndodhi një rast i pazakontë.

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, hyri në dhomën e gjyqtarëve dhe “u sqarua diçka me ata”.

Të paktën kështu tha Kabashi në një prononcim të shkurtë për TV Dukagjinin.

“Kurgjo s’ka ndodh, as s’jena rrok, as sen hiq. Kemi fol me referat, jena sqaru diçka, kurgjo tjetër s’ka pas,” tha ai.

Presidenti i Ballkanit nuk tregoi se për çfarë sqarimi bëhej fjalë.

Në anën tjetër, gjatë ditës është raportuar nga mediumi lokal ‘Radio STAR Gjilan’ se Kabashi ka ushtruar presion ndaj tyre dhe është dashur intervenimi i Policisë së Kosovës për ta larguar.

Ky medium kishte publikuar edhe një video në rrjetin social Facebook.

Gjyqtar kryesor në derbin mes Dritës dhe Ballkanit ka qenë Ilir Mehmeti, ndërsa asistentët e tij, Fatlum Berisha dhe Altin Zhegrova.

Delegat i ndeshjes ishte Agim Hasani.

Në bazë të rregulloreve, anëtarët e klubeve e kanë të ndaluar të futen në dhomat e gjyqtarëve.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika