ATK-ja merr vendim se të gjithë përdoruesit e “Tik-Tok” dhe rrjeteve sociale do t’i paguajnë tatim shtetit

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se yjet e estradës si dhe personazhet e tjera të njohura për publikun më nuk do të përfitojnë nga rrjetet sociale, pa i paguar tatim shtetit

"Administrata Tatimore e Kosovës"

Murtezaj ka thënë se tashmë ATK ka marrë një sërë veprimesh duke përgatitur një projekt për vitin 2022. Krijimi i videove dhe postimeve të ndryshme në rrjetet të sociale ka bërë që shumica e njerzve të përfitojnë prej tyre si dhe është një prej trendeve kryesore të cilën kohët e fundit njerëzit e përdorin për përfitim.

Duke e parë këtë “Administrata tatimore e Kosoves” ka bërë me dije qe të gjithë ata të cilët dëshirojnë që të përfitojn nga rrjetet sociale do t’i paguajnë tatim shtetit.

Ne kemi kontaktuar edhe me Zëdhënësen e Administrates Tatimore të Kosovës, Valdete Bytyqi-Sefa, e cila ka thënë për Portali D se kjo procedurë veç se është në përpunim e sipër dhe se shumë shpejt do të fillojë me këtë projekt.

Ilustrim

Deri tash, të gjithë ata që me anë të kësaj forme kanë përfituar diçka dhe nuk i kanë paguar tatim shtetit, ky veprim do të ndryshojë brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Kjo, pasi ATK tanimë ka në dorë një softuer të sofistikuar analitik MKCVI, që gjurmon, analizon dhe nxjerr të dhëna të sakta mbi paratë që ata inkasojnë nga rrjete sociale si TikTok, YouTube, Facebook, Web -faqet etj.

Gjithashtu, për ta menaxhuar më mirë këtë projekt ATK-ja do të bashkpunojë së bashku me NJIF (Njesia e Inteligjences Financiare).

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika