Tahiri: S’votojmë asnjë marrëveshje, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Abelard Tahiri nga radhët e PDK-së ka thënë se Qeveria Kurti nuk e meriton të qeverisë, duke theksuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Abelard Tahiri, PDK

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të qartë se grupi parlamentar i tij nuk do të votojë për asnjë marrëveshje ndërkombëtare në Kuvend.

Tahiri ka theksuar se bojkoti i marrëveshjeve është për ta parandaluar Qeverinë aktuale dhe për ta dërguar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Tahiri ka thënë se aktualisht pasi vendi ende është nën sanksione dhe ka marrë kritika nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Qeveria nuk meriton të qeverisë.

“Ju e dini që tash e një periudhe apo më mirë nga qershori i viti të kaluar, GP i PDK nuk e voton as një marrëveshje ndërkombëtare. Nuk e ka votuar asnjë ligj në kuadër të Kuvendit, me qëllimin e vetëm që të mos krijojmë kushte që të punohet me tutje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ju e shini që tashmë nuk ka kuptim që t’jua bëjmë kuorumin dhe te votojmë marrëveshje ndërkombëtare kur vendi ynë është nën sanksione”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka thënë se shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme është e domosdoshme, duke theksuar nevojën për një qeveri të re në Kosovë, për të nxjerrë vendin nga izolimi ndërkombëtar dhe për t’i shmangur sanksionet.

“Kur jemi nën kërcenim të vazhdueshëm për një suspendim të partneritetit me SHBA, çfarë kuptimi ka kur ne ndërkombëtarisht po izolohemi dhe të vazhdojmë të sillemi se gjithçka është normale këtu dhe  t’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare. Në çdo veprim, çdo përpjekje e jona që e bëjmë në Kuvendin e Kosovës është që ta çojmë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, në mënyrë që ta nxjerrim nga izolimi ndërkombëtar dhe nga sanksionet ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Tahiri ka deklaruar se vendi ka nevojë për një kryeministër dhe një qeveri të re, dhe se shpreson se kjo do të vijë nga radhët e PDK-së, për të sjellë zhvillim dhe për ta përmirësuar situatën në vend.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika