Musliu: Rusët e kanë prejardhjen nga Ukraina, kjo është e vërteta

Eksperti i Sigurisë, Agim Musliu, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka folur për luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

“Bota më nuk do të jetë e njëjta siç ka qenë, do të ketë ndryshime shumë të mëdha siç po shihet dhe ka shumë ndryshime në gjeopolitikë dhe gjeostrategji”, ka thënë Musliu.

Më tutje, ai ka folur edhe për historikun e Ukrainës kur kjo e fundit ishte shkëputur nga Rusia në vitin 1918, por pas 3 vjetësh përsëri ishte aneksuar nga Bashkimi Sovjetik, më të cilin i ndau rrugët në vitin 1991.

“Pjekuria e popullit të Ukrainës lindi në vitet e 30-ta, kur fermerët dhe fshatarët u rebeluan për shkak të unitarizmit, nuk donin të bashkëpunonin sa u përket dhënies se produkteve ushqimore siç i kërkonte Bashkimin Sovjetik, por ky i fundit ishte hakmarrë ndaj Ukrainës duke i lënë të vdesin rreth 7 milionë ukrainas nga uria”, ka treguar ai.

“Ukraina në Luftën e Dytë Botërore ka marrë pjesë aktivisht që të vijmë në vitin 1991, kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik edhe Ukraina e fiton pavarësinë me kusht që në vitin 1994 me konferencën e Budapestit t’i kthejë kokat bërthamore, sepse në atë kohë në kate vende ishin të vendosura të gjitha kokat bërthamore të Bashkimit Sovjetik, në Kazakistan, Ukrainë, Rusi”, ka shtuar ai.

Ndërkohë Musliu ka thënë se historia e njeh që rusët e kanë prejardhjen nga Ukraina.

“Rusët e kanë prejardhjen nga Ukraina, kjo është e vërteta, por me zhvillimin e popullit rus atëherë e kanë aneksuar disa herë, po tani kanë një narrativë të tjetër”, ka sqaruar ai.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika