Arrestohet një polic trafiku në Gjakovë për marrje ryshfeti

"Bazuar në veprimet hetimore që hetuesit e IPK-së kanë realizuar deri më tani, dyshohet se zyrtari policor ka pranuar 1000 Euro për të plotësuar dy vendime për kundërvajtje (fiktive), njëra me vlerë prej 500 euro, me 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej 1 viti dhe tjetra në vlerë prej 200 euro duke përdorur të dhënat e pa sakta të qytetarëve", thuhet në njoftimin e IPK-së

Inspektorati Policor i Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar të premten një polic nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe “Marrje ryshfeti”.

Kjo pasi hetuesit e IPK-së kishin filluar hetimin mbi rastin pasi pranuan informacionet se zyrtari kishte pranuar 1000 euro për të plotësuar dy vendime kundërvajtjeje fiktive (të rreme).

Pas disa veprimeve hetimore dhe operative në teren është arrestuar i dyshuari në Gjakovë, një zyrtar i Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjakovë, kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Bazuar në veprimet hetimore që hetuesit e IPK-së kanë realizuar deri më tani, dyshohet se zyrtari policor ka pranuar 1000 Euro për të plotësuar dy vendime për kundërvajtje (fiktive), njëra me vlerë prej 500 euro, me 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej 1 viti dhe tjetra në vlerë prej 200 euro duke përdorur të dhënat e pa sakta të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Po ashtu, IPK-ja ka iniciuar procedurë penale edhe ndaj një qytetari me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, duke i ofruar zyrtarit policor 1000 euro dhe për deklarim të rremë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika