Konsultimet dypalëshe të mbrojtjes ShBA-Kosovë, vlerësohen arritjet e FSK-së në fazën e dytë të tranzicionit

"Udhëheqësit ndanë informacione rreth projekteve që synojnë të ndihmojnë në përmirësimin e aftësive dhe ndërveprimit të FSK-së, angazhimet e ardhshme ushtarake, Programin e Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare", thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes

Ilustrim

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar lidhur me takimin që ka pasur në Prishtinë, Alton Buland, drejtor kryesor për Politikat Evropiane dhe të NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, në kuadër të konsultimeve dypalëshe të mbrojtjes SHBA-Kosovë (BDC) që patën më 22 dhe 23 shkurt në Prishtinë.

Në këtë takim i pranishëm ishte ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Buland ka vlerësuar arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në fazën e dytë të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit.

Sipas njoftimit, qëllimi i BDC-së ishte të diskutonte prioritetet e bashkëpunimit dypalësh SHBA – Kosovë të sigurisë dhe mbështetjen për zbatimin e planit 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së për transformimin e FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale profesionale, multi-etnike, ndërvepruese nga NATO, që i nënshtrohet kontrollit civil për të gjithë popullin e Kosovës.

“Udhëheqësit ndanë informacione rreth projekteve që synojnë të ndihmojnë në përmirësimin e aftësive dhe ndërveprimit të FSK-së, angazhimet e ardhshme ushtarake, Programin e Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes.

Tutje, Buland ka falënderuar FSK-në për kontributin në ofrimin e trajnimeve për deminim të ushtarëve ukrainas.

“Buland përshëndeti Kosovën për arritjet që FSK-ja ka bërë në fazën e dytë të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit dhe falënderoi ministrin Maqedonci për kontributin e FSK-së në Ukrainë duke përfshirë ofrimin e trajnimeve dhe ekspertizës në deminim. Udhëheqësit riafirmuan rëndësinë e respektimit të standardeve më të larta të vlerave demokratike, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në të gjitha aspektet për marrëdhëniet dypalëshe të mbrojtjes”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika